Haradinaj kërkon falje publike që s’ka bërë më shumë për të pagjeturit

18:14 | 3 Nëntor 2020
M. A.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj tha se për çështjen e të pagjeturve fajin nuk e ka qeveria e as kuvendi, por Beogradi zyrtar.

Në seancën e kuvendit që po mbahet për çështjen e të pagjeturve, Haradinaj ka thënë se , “sot Kuvendi e ka mundësinë që të marrë vendim se çfarë qëndrimi duhet të ketë Kosova në raport me Serbinë për problemin e të pa gjeturve.

Organi më i lartë legjislativ gjatë debatit parlamentar në lidhje me vazhdimin e Qeverisë së Serbisë që mban të fshehur të vërtetën për fatin e mbi 1600 civilëve shqiptarë, të rrëmbyer nga ky shtet gjatë gjenocidit në Kosovë, ku Haradinaj ka kërkuar falje publike pse nuk ka arritur të bëjë më shumë në zbardhjen e fatit të tyre.

“Unë si deputet i Parlamentit të Kosovës kërkoj falje publike pse nuk kam mund të bëj  më shumë për ata njerëz, të cilët na mungojnë sot”, ka deklaruar ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme