Haradinaj: Kërkesa jonë aktuale ndaj BE-së është liberalizimi i vizave

12:12 | 2 Qershor 2018
V. S.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosovës është në momente të ndjeshme.
Ai ka thënë se kur ka ardhur në Qeveri thuajse ishte një pajtim që Kosova me mbet kështu siç është.

Haradinaj ka thënë se kanë kthyer edhe një herë çdo temë të mbyllur. Ai ka përmendur edhe një komunikim të ri me BE-në, dhe përkushtimin për zbatimin e MSA-së.

“Në BE nuk janë aq entuziastë për zgjerimin dhe për Kosovën, por kjo nuk na pengon ne që të punojmë. Kërkesa jonë aktuale ndaj BE-së është liberalizimi i vizave dhe jemi në rrugë të duhur në këtë drejtim”është shprehur kryeministri, transmeton lajmi.net.

Haradinaj në Kuvendin zgjedhor të AAK-së në Pejë, ka folur edhe për formimin e Ushtrisë së Kosovës ku është shprehur se janë duke punuar në transformimin e FSK-së, por ka thënë se janë duke punuar më kujdes edhe me faktorin ndërkombëtarë.

Kryeministri ka thënë se ky është viti i anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL. Ka përmendur edhe dialogun me Serbinë, ku është shprehur se është në interes ë Kosovës mbyllja e këtij procesi me Serbinë, me njohje reciproke./Lajmi.net/

Të ngjashme