Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Interex-in, kompani kjo që ka mbi 2000 të punësuar në mbarë vendin.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka folur për sukseset e biznesit të udhëhequr nga Shaip Mikullovci, por edhe efektin e jashtëzakonshëm të taksës 100%.
“Një ndër storiet e suksesit në biznes, padyshim është Interex në Vushtrri, me pronar Shaip Mikullovci, i cili ka të punësuar mbi 2000 punëtorë në tërë vendin. Kosova ka njerëz të zotë e motivues, si Shaipi, që më shpirtin e tyre sipërmarrës i tejkalojnë sfidat, për të krijuar vlerë të shtuar për ekonominë tonë dhe vende të reja pune, këtu në Kosovë. Gjatë qeverisjes, u kemi dhënë zgjidhjeshumë temave të interesit nacional, duke iu krijuar hapësirë bizneseve t’i realizojnë idetë dhe projektet e mëdha, që na bëjnë të gjithëve krenarë. Kënaqësi e jashtëzakonshme të dëgjoj se taksa 100% ka ngritur prodhimin vendor dhe ka ofruar zgjedhje të produkteve të Kosovës. Bizneset si Interex janë treguesi më i mirë se sektori privat është pjesë e pandashme e 100% Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj.
Vullneti zgjon banorët nga gjumi me zhurmën e enëve, ja reag...
Kukaj: Qeveria është e fokusuar në nisma skandaloze dhe dest...
Deschamps: Mbappe donte të vinte, por më mirë të mos ftohej
Stano: Heqja e masave ndaj Kosovës, ende në shqyrtim
Xheneta: Lela dhe Leo janë puthur
Policit i bie të fikët gjatë protestës së opozitës para Bash...