Haradinaj: Kam fol me mashtruesit rusë, kam kërkuar njohjen e Kosovës

15:07 | 11 Korrik 2019
M. A.

Kryeministri Ramush Haradinaj po ashtu si homologu i tij maqedonas kishte rënë pre e mashtruesve rusë, të cilët telefonojnë liderë të ndryshëm dhe paraqiten kinse janë ish presidenti ukrainas, Petro Poroshenko.

Haradinaj tregon se si mashtruesve rus, ua kishte kërkuar njohjen e Kosovës.

“Kam folë me Poroshenkon dhe komikët, me presidentin kam folë prej një linje të sigurtë dhe njërën prej një linje të hakume. Për fat të mirë biseda nuk ka dalë prej shablloneve të bisedave që bëj, e kam kërkuar njohjen”, ka thënë Haradinaj.

Ndryshe, sa u përket këtyre telefonatave mashtruese, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka treguar se ai kishte evituar një mashtrim të tillë, falë Kabinetit të tij./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme