Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot dëshmorët e Brigadës 162 të Kaçanikut, të rënë 20 vjet më parë.
Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Kaçaniku me kaq shumë ngjarje dhe vendimmarrje historike, është vendi që inspiron brezat për t’iu bërë mburojë atdheut dhe lirisë.
“Kaçaniku i Idriz Seferit, ruajti traditën liridashëse edhe në Luftën Çlirimtare. Brigada 162 me krenari mbajti emrin e Agim Bajramit. Sot në përvjetorin e rënies së tij dhe bashkëluftëtarëve Besnik Begunca dhe Xheladin Kurtaj, kujtojmë me pietet luftën dhe flijimin e tyre për lirinë e Kosovës. Kaçaniku me kaq shumë ngjarje dhe vendimmarrje historike, është vendi që inspiron brezat për t’iu bërë mburojë atdheut dhe lirisë. Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit!”, shkruan Haradinaj.
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...