Google ADS

Haradinaj ka tri kërkesa për kushtet e mësimdhënësve

10:24 | 7 Mars 2024
E.K

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se është nevojë urgjente të gjendet zgjidhje për mësuesin e Kosovës.

Me anë të një postimi në Facebook, Haraditaj me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, ka kërkuar që vlera e koeficientit të ngrihet së paku 130 euro.

“Vlera e koeficientit të ngritet në se paku 130 euro, ngase ngritja që bëri qeveria nga 105 në 110 është ironike dhe ka shtuar shumë pakënaqësitë në tërë sektorin e arsimit”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë, sot kur po shënojmë Ditën e Mësuesit, shteti duhet t’i kthehet kërkesave që kërkojne zgjidhje emergjente për mësuesin e Kosovës.
Kërkesa e parë është që vlera e koeficientit të ngritet në se paku 130 euro, ngase ngritja që bëri qeveria nga 105 në 110 është ironike dhe ka shtuar shumë pakënaqësitë në tërë sektorin e arsimit.

Kërkesë e dytë është që të mbetet pika 6 e nenit 8 të Ligjit për skemat pensionale që ua pranon punëtorëve të arsimit ato vite si kontributdhënëse sepse ndryshimet e bëra me ndyshim plotësimin e këtij ligji ua mohojnë këtë të drejtë të fituar.

Kërkesa e tretë eshtë të mos ndryshohet përmbajtja e Kontratës individuale të punës e as Ligjet ekzistuese pa pjesëmarrjen e përfaqësuesve të sindikatës dhe palëve tjera sepse Qeveria Kurti duke shfrytëzuar numrat në parlament po bën ndyshime në ligje që nuk avansojnë, por mohojnë disa të drejta të fituara e të garantuara me ligjet aktuale./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme