Google ADS

Haradinaj ka një premtim të madh për vizat

15:07 | 22 Maj 2017
Arbresh.info

Për herë të parë prej që është nominuar si kandidat për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj në intervistën dhënë RTK-së, flet për përgjegjësitë që e presin në kryeministër i ardhshëm i Qeverisë së Kosovës, në rast se blloku që përfaqëson fiton zgjedhjet.

Ai shprehet optimist se ka përparësi të dukshme në relacion me rivalët e tij politik, Albin Kurtin dhe Avdullah Hotin, prandaj premton se brenda afatit tre mujor do të hiqen vizat nga BE, ndërsa si shef i qeverisë dhe bashkë me partnerët e koalicionit, do të gjejnë zgjidhjen e pranueshme për Demarkacion me Malin e Zi, duke kthyer kufirin në Çakorr, dhe solucion kushtetues për Asociacionin e Komunave serbe.

Haradinaj në emisionin “Debat” të Ridvan Berishës flet për planin e tij politik e qeverisës, për Ushtrinë e Kosovës, për raportet dhe marrëveshjet me Serbinë, për zhvillimin ekonomik, për shëndetësinë, arsimin dhe për çështjet tjera.

Po ashtu i nominuari i bllokut PDK-AAK-Nisma flet edhe për koalicionin me PDK-në dhe ofertat tjera për koalicion si AAK-Nisma. Këto dhe shumë çështje të tjera mund t’i ndiqni sonte në ora 21:00 në RTK1 në emisionin “Debat”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme