Kryeministri i sapo zgjedhur i Kosovës, Ramush Haradinaj, në paraqitjen e tij të parë para gazetarëve pas marrjes së këtij posti ka thënë se do të ketë një gjendje të re qeverisëse me kabinetin e tij.
Haradinaj tha në hollin e Kuvendit pas përfundimit të seancës se pret prej VV-së, LDK-së dhe Alternativës që të jenë ata që duhet të jenë në parlament, shkruan arbresh.info.
“Do të ketë një gjendje krejt të re qeverisëse, jo vetëm që ka me i ardh era Qeveri por do të mbërrij tek qytetarët e vendit. Pres prej dy grupeve politike, prej VV, LDK dhe Alternativës që të jemi ata që duhet të jemi në Parlament. Ne kemi marrë besimin e deputetëve që ishin në Kuvend, kemi dhënë betimin në bazë të Kushtetutës”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka thënë se gjatë punës së tij në krye të Qeverisë do të punoj edhe për Ligjin për këtë institucion të rëndësishëm shtetëror.
“Qeveria është si ajo paraprake, ka 21 ministri i vetmi dallim është që dy qeveri dhe ministrive pa portofol ju kemi dhënë angazhim. Njëkohësisht, në rrugëtim e sipër duhet të mendojmë Ligjin për Qeverinë”, është shprehur i pari i ekzekutivit./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1534738879924532/
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A