Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka marrë pjesë në tubimin përkujtimor kushtuar luftëtarit të UÇK-së, Skënder Gashi.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka nderuar jetën dhe veprën e tij për atdhedashurinë që Gashi kishte pasur për lirinë e Kosovës, shkruan arbresh.info.
“Nderuam jetën dhe veprën e tij e cila ka qenë e mbushur me atdhedashuri, dhe në çdo hap e veprim e dëshmoi këtë. Pjesëmarrës në shumë beteja të UÇK-së prej nga doli faqebardhë e i pathyer. Si komandant i logjistikës në TMK, dëshmoi aftësi e kompetencë ushtarake”, shkroi Haradinaj.
Ai po ashtu ka ndarë medaljen familjes Gashi për kontributin e Skënderit në çështjen kombëtare.
“Duke evokuar kujtimet më të mira për të, familjes Gashi i kam ndarë medaljen Post Mortem “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare”, shtoi ai.
I pari i AAK-së tha se Skënder Gashi do të mbetet përgjithmonë në kujtesën historike të rrugëtimit të përbashkët për liri e shtet./Arbresh.info/
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...