Google ADS

Haradinaj: Ka dyshime për standardet që përdoren nga EULEX-i

09:37 | 17 Nëntor 2017
M. A.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar deklarimet e fundit të ish-kryetarit të gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons i cili tha se EULEX-I për motive politike ka dashur ta eliminojë nga skena Fatmir Limajn.

Në një intervistë për Politico.eu, kryeministri i vendit ka thënë se nganjëherë ka dyshime për standardet që i përdorë EULEX-i.

“Ka pjesëtarë të EULEX-it që janë të përkushtuar në rend dhe ligj. Por ekziston shqetësimi nganjëherë për kualitetin dhe standardet që përdoren”, tha Haradinaj, transmeton lajmi.net

Akuzave të fundit, i është përgjigjur edhe ve EULEX-i gjatë ditës së djeshme të cilat thanë se pikërisht Simmons është duke u hetuar.

Ndryshe, shefi i gjyqtarëve të EULEX-it e cilësoi këtë mision si politik, e jo për promovimin e ligjit.

Ky është skandali i dytë në misionin e EULEX, pas deklaratave të ish-prokurores, Maria Bamieh e cila kërkoi që EULEX-i të hetohej, pasi ka gjyqtar që kanë marrë ryshfet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme