Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka deklaruar se Qeveria e Kosovës është e interesuar t’i trajtoj me seriozitetin më të madh obligimet që ka marrë Kosova.
Haradinaj ka thënë se veprimi i Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës më 26 mars nuk ishte i drejtuar kundër qytetarëve serbë të Kosovës e as kundër deputetëve dhe ministrave serb, raporton Arbresh.info.
“Më vjen keq për ato pamje. Kërkoj falje nga Rikalo. Unë e di që Policia kur e ka parë ka menduar që është ndonjë specialës por se kanë ditur kush është. Situata e krijuar ishte e tillë pasi që Ministria e Jashtme kishte dhënë urdhër për këtë sepse nuk ishte respektuar rregulli. Ju bëjë thirrje që të na bashkoheni qe ta bëjmë paqen bashkë. Ne s’kemi arsye të punojmë fshehtas, dëshirojmë të jemi të hapur në tavolinë dhe shpresoj që e hëna nuk do të përdoret nga askush që të kthejë proceset mbrapa. Ju falënderoj që keni ardhur dhe sot nuk po jap përgjigje në të gjitha shqetësimet por jam i hapur t’i diskutojmë këto në vazhdimësi”, ka thënë Haradinaj pas fjalimit të ish-zëvendëskryeministrit nga Lista Serbe Dalibor Jevtiq sot në mbledhjen e Qeverisë.
Jevtiq po merr pjesë sot në mbledhje pavarësisht se Lista Serbe është larguar nga Qeveria pas arrestimit të Marko Gjuriq në Mitrovicë./Arbresh.info
Kjo substancë për drejtimin e flokëve shkakton kancer, sipas...
Keni akne? Me siguri bëni çdo ditë (padashje) këto pesë gabi...
Presidenca: Vendimet për certifikimin e partive të jenë vend...
Statovci dhe Maqedonci vizitojnë një familje prishtinase
Xheneta plas bombën në shtëpi, flet për njohjen që la në gjy...
Salah lë të kuptohet për largim nga Liverpool