Kryeministri Avdullah Hoti anuloi sot takimin e tij me delegacionin serb në Uashington, pasi siç u tha ai nuk kishte mbështetjen e partnerëve të koalicionit AAK dhe Nisma.
E lidhur me këtë është deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë për arbresh.info se janë pro dialogut të udhëhequr nga Amerika, por që kjo situatë kërkon konsultime shtesë.
“Ne jemi pro dialogut të udhëhequr nga Amerika drejt njohjes reciproke, por kjo është një situatë e re dhe kërkon konsultime shtesë”, u shpreh Haradinaj.
Tutje ai tha se kjo do të bëhet në dakordim të plotë me partnerët strategjikë.
“Por gjithsesi në dakordim të plotë me partnerët tanë strategjikë”, tha ai për arbresh.info.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas anulimit të vizitës në Shtëpinë e Bardhë nga kryeministri Avdullah Hoti ka lënë të nënkuptohet se kryeministri Hoti nuk e kishte mbështetjen e partnerëve te koalicionit për vizitën në Uashington.
Takimi i paraparë me 27 qershor u anulua pas publikimit të aktakuzës së Gjykatës Speciale kundër presidentit Hashim Thaçi, i cili ishte konfirmuar si pjesëmarrës në Uashington./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...