Google ADS

Haradinaj: Jemi përkrah botës demokratike kundër agresionit rus në Ukrainë

14:15 | 24 Shkurt 2022
A. B.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas sulmeve të sotme të Rusisë në drejtim të Ukrainës.

Ish kryeministri ka shkruar në Facebook se agresioni i paprovokuar dhe i padrejtë duhet të ndalet menjëherë.

Stausti i plotë i Ramush Haradinajt:

Jemi përkrah botës demokratike kundër agresionit rus në Ukrainë.

Agresioni i paprovokuar dhe i padrejtë duhet të ndalet menjëherë.

Fitorja është e Lirisë dhe Demokracisë.

Lutjet tona janë për popullin trim dhe krenar të Ukrainës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme