Google ADS

Haradinaj: Jemi marrë vesh me Mustafën për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi

23:07 | 23 Prill 2020
Arbresh.info

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka bërë një marrëveshje me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, që të mbajnë qëndrim uniform për çështjen e korrigjimit të kufirit me Malin e Zi.

Ai ka thënë se i ka treguar Mustafës se ka gatishmëri nga pala malazeze që të rirregullohet kjo çështje, sipas deklaratës së dy presidentëve dhe raportit të komisionit shtetëror për demarkimin kufitar.

“Kryetarit Mustafa ia kam shpjeguar gatishmërinë e liderëve malazezë që ta korrigjojmë kufirin në Kullë e Çakorr. Jemi dakorduar që ta mbajmë një qëndrim të përbashkët për këtë çështje. Kemi kërkuar që të bëhet korrigjimi në bazë të deklaratës së dy presidentëve”, ka thënë ai në Rtv21.

Haradinaj ka thënë se është me rëndësi të madhe për të që kjo çështje të rregullohet dhe të mos bëhen gabime.

“Unë e kam bukur me rëndësi, që gjatë shënimit të kufirit me Malin e Zi, që të mos bëhen gabime, por të përfillen edhe deklarata e dy presidentëve dhe raporti i komisionit shtetëror”, ka thënë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme