Google ADS

Haradinaj: Javëve në vijim do të hapen rrugët për liberalizim të vizave

10:16 | 19 Prill 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka komentuar raportin e Progresit të Komisionit Evropianë për Kosovën për vitin 2018.

Ai ka thënë se raporti është pozitiv për Kosovën, shkruan Arbresh.info.

Haradinaj shprehet i bindur se javët në vijim do të marrin dritën e gjelbër për liberalizim të vizave.

“Raporti është dyvjeçar. Në këtë raport diskutohen dinamikat. U jepet peshë të arriturat e fundit. Kosova e ka kaluar atë mesataren e kërkuar për liberalizim të vizave. Do të kemi edhe një vlerësim tash ne maj. Unë e kam të sigurt që ne javën që do të vijnë do të hapen rrugët për liberalizim të vizave”, është shprehur Haradinaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme