Google ADS

Haradinaj: Javën tjetër, programi qeverisës në Parlament (VIDEO)

14:22 | 15 Shtator 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se javën e ardhme Qeveria do t’ia paraqes Parlamentit programin qeverisës i cili do të jetë bazuar në gjendjen reale.

Haradinaj e ka bërë të ditur këtë gjatë një konference të përbashkët për media që pati me presidentin Hashim Thaçi, pas takimit me të, shkruan arbresh.info.

Haradinaj ka thënë se bashkë me presidentin u dakorduan që kanë shumë detyra dhe plane për të cilat nevojitet koordinimi.

“Ne po ashtu kemi edhe plotë detyra dhe plane të tjera që të koordinohemi mes vetë dhe miqtë”, ka thënë Haradinaj./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1539759199422500/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme