Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj derisa ka folur për manifestimin “Epopeja e UÇK-së”, ka thënë se nuk beson që Familja Jashari e ka mbyllur derën këto ditë, për ata që kanë dashur ta vizitojnë.
“Besoj se edhe Jasharajt se kanë mbyllur derën, nuk është në traditën e shqiptarëve që të mbyllet dera”, ka thënë Haradinaj.
“Gjithmonë ka keqkuptime, besoj se familja Jashari duhet të jenë më të kujdesshëm, nuk munden gjithmonë të vajtojnë, zgjedhjet janë të lira, ata që kanë fituar zgjedhjet e qeverisin Kosovën”, ka shtuar ai në “Zona B”.
“Pse dikujt i hapet e mbyllet dera, nuk i komentoj por e vërtetë është që populli shqiptar është solidarizuar me këtë familje”.
“Në Prekaz anë shkuar mbi 11 milionë vizitorë, është një ngjarje që respektohet jashtëzakonisht shumë”, theksoi ai më tej.
Haradinaj ka thënë se “Epopeja e UÇK-së” është një ngjarje e veçantë për gjithë kombin shqiptar.
“Zakonisht ka shkuar Ramushi, sot u munduam edhe ne, me gjithë koleget më shkuar edhe te varrezat, mendoj se edhe populli shqiptar janë solidarizuar me humbjen e familjes Jashari”.
Ai thotë se është humbje jashtëzakonisht e madhe humbja e Familjes Jashari, por që tashmë e kanë epitetin e çlirimtarëve të lirisë.
“Institucionet e Kosovës duhet të gjejnë një formë tjetër të shënjimit të kësaj date, ne nuk e kemi marrë lirinë krejt falas”.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet