Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në eventin e organizuar nga Ambasada e Japonisë në Kosovë, në shënimin e ditëlindjes së Madhërisë së Tij, Perandorit Naruhito.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Japonia është partner i rëndësishëm i Republikës së Kosovës.
“Japonia është partner i rëndësishëm politik, ekonomik dhe strategjik i Republikës së Kosovës. Isha i nderuar të jem prezent në eventin e organizuar nga Ambasada e Japonisë në Kosovë, në shënimin e ditëlindjes së Madhërisë së Tij, Perandorit Naruhito”, ka shkruar Haradinaj.
Mes tjerash ai ka shtuar se me fillimin e epokës Reiwa të Perandorit Naruhito, Japonia dhe Kosova zotohen në mbajtjen e “harmonisë së bukur”.
“Me këtë rast, Të Ngarkuarit me Punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, z. Ryuta Mizuuchi, i shpreha urimet më të përzemërta në këtë festë kombëtare. Me fillimin e epokës Reiwa të Perandorit Naruhito, Japonia dhe Kosova zotohen në mbajtjen e “harmonisë së bukur”, ka përfunduar Haradinaj./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...