Kryetari i AAK-së dhe ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, duke komentuar letërkëmbimin Thaçi-Rasmussen të cilën e bëri publike kryeministri Albin Kurti, tha se ai do ta përkrahte shkarkimin e presidentit Thaçi.
“Unë jam për me shkarkua Thaçin sot, por edhe Kurtin. Me shkarku Presidentin sot dhe me çu edhe Kurtin në zgjedhje”, tha Haradinaj.
Haradinaj shtoi se qasja e Kurtit është e dëmshme për vendin, duke e quajtur atë mashtrues.
“Qasja e Kurtit është e dëmshme për vendin, është mashtrues dhe po shkon në drejtim të gabuar. Cilit Kurt mi besua atij që e shpallke tradhtar të kombit Shpend Ahmetin pse ia jepte dorën Hashim Thaçit, a Kurtit që i thotë Thaçit po i bashkojmë potencialet patriotike dhe intelektuale. Ndryshimet e qëndrimeve të tij 100% e bëjnë atë mashtrues”, tha Haradinaj për Telegrafin.
Duke folur për shkarkimet nga Qeveria Kurti, Haradinaj tha se “ka plot që e meritojnë me u shkarkua, por ka edhe të atillë që janë profesionistë”.
Më tej Haradinaj shtoi se e ka mirëpritur zvogëlimin e Qeverisë.
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...
Hamza: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...