Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-E30, Ramush Haradinaj ka thënë se anëtarësimi në NATO do të hapë rrugën për hyrjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Sipas tij, opozita duhet ta largojë Albin Kurtin nga qeverisja aktuale pasi me antiamerikanizmin e tij, ai po e rrezikon vendin, përcjell Arbresh.info
Haradinaj ka thënë se hyrja e Kosovës në NATO është shumë e rëndësishme, pasi Forca e Sigurisë së Kosovës ka kapacitete të ndihmojë Aleancën Veri-atlantike dhe se hyrja në këtë organizatë do të hapte rrugën për hyrje edhe në organizatat e tjera ndërkombëtare.
Haradinaj ka përmendur krijimin e një ministrie që do t’i trajtojë kategoritë e lirisë.
“Në të kaluarën ka qenë e paraparë, çdo punë që e bëjmë ne për dialogun edhe Serbia ta bëjë dhe në fund të na njohë si shtet. Po e shihni çfarë stresi ka qenë qëkur ka ardhur Qeveria e Albinit, nuk po na trajtojnë shkaku i zgjidhjeve dhe veprimeve të gabuara të tij dhe nuk e kanë në agjendë Serbinë të na njohë. Nuk po i bënë presion Vuçiqit t’i nënshkruajë marrëveshjet. Atëherë, ne po u themi amerikanëve, ne po duam të hyjmë në NATO, nuk e ndërlidhim me Serbinë, nuk po ua kërkojmë nënshkrimet e marrëveshjeve, nuk janë të gatshëm, vetëm me ju po dëshirojmë të kemi punë… Është mirë të fuqizojmë rininë. Do ta krijojmë ministrinë e kategorive të lirisë, e kanë edhe vendet e tjera, për t’iu rikujtuar të gjithëve sa është e rëndësishme është kjo temë. Nuk do të heqim dorë një ditë dhe do të ndërtojmë shtëpitë e UÇK-së”, ka thënë Haradinaj.
Kryetari i degës së OVL UÇK në Pejë, Gazmend Syla ka theksuar se Qeveria aktuale asnjëherë nuk ka ndihmuar veteranët e luftës.
“Përjetësisht mirënjohës që para 8 vjetëve ju më keni besuar mua të udhëheq organizatën e veteranëve të luftës. Qeveria nuk e ka kthyer kokën kah ne. Ka shkuar edhe në ofendim për pagën minimale. 11 vjet po i bën këtu Muhaxheri, kurrë për një varr dëshmori nuk e ka kthyer kokën kah ne. Jemi e vetmja komunë që nuk ka raporte”, ka theksuar Syla./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...