Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka folur për formimin e Qeverisë së Re dhe për kërkesën e amabasadorit Grenell për të hequr taksën 100 %.
Haradinaj ka thënë se zgjedhjet e 6 tetorit kanë qenë zgjedhjet më të mira në rajon dhe ka uruar Kosovën për Qeverinë e Re, transmeton IndeksOnline.
Haradinaj ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani që të mos e largojnë taksën 100 %.
“Kemi bërë zgjedhjet më të mira të mundshme në rajon, kemi Qeverinë e re dhe është lajm i mirë e cila ka shumë sfida, dhe sfida më e rëndësishme është të i ruaj parametrat që i ka lënë qeveria e kaluar.
Nuk është ndërprerë dialogu për shkak të taksës 100 %. ËShtë gabim ofertimi i Kurtit dhe Osmanit për të hjekur taksën, pasiqë Serbia nuk ka më ta kthy më te mirë.
Ju kisha lut të mos e hjeqin taksën por të kërkojnë njohjen reciproke”. ka thënë ai.
Ndërsa, për linjën hekurudhore Prishtinë-Beograd, Haradinaj e ka vlerësuar shumë të dobishme për qytetarët e Kosovës.
“Kemi një qarkullim përmes Serbisë, qytetarët që shkojnë në Europë dhe kemi interes të madh që të funksionalizohet linja hekurudhore Kosovë-Serbi”, shtoi ai.
Në fund, Haradinaj ka thënë se “Kosova kurrë më mirë nuk i ka pasur më mirë marrëdhëniet me Amerikën, është e veçantë dhe është intensifikuar shumë”
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...