Google ADS

Haradinaj: Italia ndër kontribueset më të mëdha në garantimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë

21:25 | 4 Qershor 2024
E.G

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj tha se Italia është një nga kontribouesit më të mëdhenj në garantimin e paqes dhe stabilitetin në vend përmes kontigjentit të saj në kuadër të KFOR dhe vazhdon të jetë mbështetëse e fuqishme në rrugëtimin euro-atlantik.

Haradinaj mes të tjerash ka uruar Ditën e Italisë, shkruan Arbresh.info.

“Isha i nderuar që t‘i bashkohem festës së organizuar nga ambasada e shtetit italian në Prishtinë. Ambasadorin z. Antonello De Riu e urova me dëshirat më të mira për mirëqenie dhe prosperitet të vazhdueshëm. Urime Dita e Republikës, Itali!”, shkroi ai./Arbresh.info/

Të ngjashme