Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te varret e heronjve Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt në 25 vjetorin e rënies së tyre.
Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tha se Konushevci i takon brezit më të artë të komandantëve themelues të UÇK-së, përcjell Arbresh.info.
“Hazir Malaj ishte mjek dhe u bashkua me UÇK-në, me Ilir Konushevcin, e prej themeluesve të UÇK-së, pra komandant nismëtar i cili u nda nga ne padrejtësisht në Shqipëri. Që atëherë ne e kujtojmë me respekt dhe e nderojmë çdoherë veprën e tij. Jam i bindur se i takon brezit më të artë të komandantëve themelues të UÇK-së, pra Ilir Konushevci”, tha Haradinaj.
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...