Haradinaj: Ikja e hershme e Lumit ka lënë një zbrazësi të madhe në artin e regjisë

09:47 | 30 Korrik 2018
Arbresh.info

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj i ka shprehur ngushëllime familjes Lumi, pas ndarjes nga jeta të regjisorit Bekim Lumi sot në orët e mëngjesit.

Haradinaj u shpreh se Bekim Lumi nuk reshti për tre dekada me radhë t’i jepte vulën e tij origjinale artit dramatik të Kosovës.

“Pikëllues lajmi për kalimin në amshim të regjisorit Bekim Lumi, ndër më të veçantët në artin skenik të Kosovës. Ikja e hershme e Lumit ka lënë një zbrazësi të madhe në familje, shoqëri dhe sidomos në artin e regjisë. Ai nuk reshti për tre dekada me radhë t’i jepte vulën e tij origjinale artit dramatik të Kosovës. Ngushëllime të sinqerta familjes Lumi, të gjithë atyre artistëve që punuan më të si dhe miqve të shumtë. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, shprehet Haradinaj në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme