“Nëse nuk hiqen pengesat Kosovës për anëtarësim në NATO, nëse katërshja e BE-së nuk na njeh, Serbia po ashtu, atëherë ne do të inicojmë referendumin për Bashkim me Shqipërinë. Kjo është serioze”.
Kështu është shprehur kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, teksa fliste për mundësinë e referendumit me Shqipërinë.
Haradinaj në Radio Televizionin e Kosovës me tematikën, Kauza e Haradinaj, beteja politike për president, Haradinaj e bëri të qartë se para se të kryhet mandati i ardhshëm i qeverisë, një qeveri serioze duhet të jap shpjegim se çka duhet të ndodh në këto katër vjet.
Sipas tij nëse ajo qeveri nuk e ka të mundur të thotë se hyjmë në NATO ose jemi në dyer të NATO-s, përndryshe, e vetmja përgjigje është referendumi.
“Kjo ka mundësi reale të ndodh. Union Kosovë Shqipëri pa ndryshim të kufijve, pa asnjë lëvizje”.
I pari i AAK-së ka deklaruar se deri në 2024 duhet të ndodh përgatitja për referendum.
Autobusi përplaset me kamionin në Meksikë, të paktën tetë të...
Moti në Shqipëri
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Komuna e Shtimes mban ceremoninë e vendosjes së gurthemelit ...
Kurti e Nagavci vënë gurthemelin për ndërtimin e çerdhes në ...
MPJD organizon edicionin e 7-të të Konferencës së Ambasadorë...