Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, i ka uruar shkrimtarit shqiptare Ismajl Kadaresë ditëlindjen duke i uruar atij shëndet dhe duke i thënë se lexuesit presin akoma nga arti i tij letrar, raporton arbresh.info.
Po ashtu Haradinaj iu ka referuar Kadares ,se fjala e tij drejt kauzës për liri të Kosovës do të shërbejë brezave si kujtesë që ata nuk ishin vetëm.
Më poshtë keni postimin e plotë të Haradniaj:
I dashur Ismail Kadare,
Me rastin e ditëlindjes Suaj të 82-të, pranoni urimet e mia të ngrohta për shëndet të mirë.
Dëshiroj që lexuesit t’i japësh ende perla nga arti Yt i madh letrar;
Kurse familjes shumë dashuri e ngrohtësi;
Vepra Juaj madhore do t’i mbijetojë shekujt, kurse fjala Jote e fuqishme në mbështetje të kauzës së lirisë së Kosovës do t’u shërbejë brezave si kujtesë se nuk ishim vetëm.
I dashur Kadare,
Urime datëlindja dhe festofsh edhe shumë të tjera, i rrethuar me familjen, miqtë dhe librat.
RH
Rexhep Selimi i dërgon një dhuratë Ramës nga Haga
Kurti: Sulmet terroriste e kanë bërë çështje urgjente anëtar...
Rama: Dekada e fundit vendimtare për Shqipërinë, rol përcakt...
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...