Google ADS

Haradinaj ia nis punës, mbledh partinë

11:41 | 28 Prill 2017
Arbresh Info

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj një ditë pas kthimit nga Franca ka mbledhur në një takim Kryesinë e partisë së tij dhe anëtarë të tjerë.

Takimi po mbahet me dyer të mbyllura.

Zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë bërë me dije se Haradinaj nuk do të prononcohet as për media për të dhënë detaje nga ky takim.

Klan Kosova merr vesh se ky takim është thirrur për të vendosur për hapat e ardhshëm të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës karshi zhvillimeve të fundit aktuale në vend.

Numri një i AAK-së ka arritur mbrëmë në Kosovë pas rreth katër muaj qëndrimi në Francë ku ishte arrestuar sipas një urdhërarresti të Serbisë të vitit 2004.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme