Google ADS

Haradinaj ia kërkon dorëheqjen Albin Kurtit

14:29 | 22 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkaur nga kryeministri Albin Kurti të japë dorëheqje.

Ai në konferncë për medie të dielen ka thënes se Qeveria nuk po arrinë të menaxhoj pandeminë dhe situata është serioze.

“Jemi para jush që të shprehim shqetësimin për rritjen enorme të numrit të infektuarve me virus dhe shifrat janë alarmante dhe janë më të mëdhatë nga marsi i vitit 2020, pra jemi duke shprehur shqetësimin tonë në mënyrën se si po menaxhohet sfida ose rreziku më i madh, për shëndetin e të gjithë globit realisht, njëkohësisht jemi për me i shpreh mos pajtimet tona se si qeveria po e menaxhon pandeminë. Vendet e rajonit janë treguar më serioze në vaksinimin, në Kosovë jemi diku rreth 12% rreth 13% dhe me qëndrua neutral për neve nuk është e pranueshme, dhe ne i kemi disa kërkesa për qeverinë. Qeveria të fokusohet në vaksinim dhe ta trajtojë gjendjen si emergjente dhe mos ta shpërfillë gjendjen siç e ka shpërfille deri tash me kandidaturën e Ministrit të
Shëndetësisë, është legjitime kërkesa për dorëheqjen e Vitisë por faji nuk është të ai por të shefi i tij. Apeloj të Kurti se nëse ky është kualiteti se si ai do të përballet me sfidat më mirë është më dhënë dorëheqje sot”.

Sipas tij, mungesa e seriozitetit në menaxhimin e pandemisë ka sjellë në situatën kur Kosova qëndron më së keq në rajon në këtë aspekt.Haradinaj ka kërkuar që të rritet kapaciteti për vaksinim ndërkohë që ka kërkuar nga Kurti që të japë dorëheqje ose ta marrë më seriozisht vaksinimin.
/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme