Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se është zhgënjyer dhe i dëshpëruar ritmi i punimeve në autostradën Prishtinë – Gjilan.
Haradinaj tha se autostrada, që sipas tij, u nis gjatë qeverisjes së tij më 2018, në 19 muajt e parë të projektit, kanë qenë të përfunduara 47 për qind e punimeve.
“Me dinamikën e asaj kohe dhe në bazë të planifikimeve tona, ky projekt do duhej të përfundonte në 2021. Pazotësia e qeverisë aktuale, këtë projekt e ka sjellur në gjendje të mjerueshme. Punimet po ecin me ritëm të ngadaltë, duke lënë Gjilanin dhe Anamoravën të izoluar”, tha Haradinaj në postimin e fundit në Facebook.
Tutje ai shtoi se “Kjo përbuzje nga pushteti qendror është e pafalshme. Qeveria aktuale jo vetëm që ka ndërprerë shumë projekte të filluara nga ne, por edhe ato që po vazhdojnë po kryhen me cilësi të dobët”.
“Me AAK-në në pushtet, Gjilani do të rikthehet në qendër të investimeve dhe projekteve kapitale”, tha ai./Arbresh.info/
KEK-u del me sqarim lidhur me procesin e rekrutimit për mani...
Pas Prishtinës e Gjilanit, policia shpërndau dhurata për fëm...
Unaza e Madhe e Tiranës hapet tërësisht më 31 dhjetor
Ngritet aktakuzë kundër pesë të pandehurve për krime lufte n...
Sonte një prime i zjarrtë, kush do të largohet e kush do të ...
Yamal: Gjithçka ndryshoi në Kampionatin Evropian