Ish-kryeministri Ramush Haradinaj i ka uruar shërim të shpejtë kryetarit të LDK-së Isa Mustafa, i cili njoftoi sot se është infektuar me koronavirus.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Haradinaj u ka apeluar qytetarëve që të respektojnë rekomandimet për mbrojtje nga Covid-19.
Shkrimi i plotë i Haradinaj
Të dashur qytetarë,
Sot mësova se edhe ish Kryeministri Isa Mustafa, është prekur nga koronavirusi. Përderisa ndodhemi në një situatë mjaft të vështirë të përballjes me valën e dytë të pandemisë, apeloj që të gjithë të jemi të kujdesshëm, të ruajmë veten dhe të tjerët.
Virusi ekziston. Nuk duhet ta injorojmë. Nëse që të gjithë ballafaqohemi me të, sipas udhëzimeve, atëherë do e mposhtim, pa pasur nevojë për masa më të ashpra që do e dëmtojnë ekonominë tonë.
I uroj shërim të shpejtë ish Kryeministrit Mustafa dhe të gjithë atyre që janë duke u përballur me këtë virus.
Bashkëndjej me të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre.
Falënderoj të gjithë qytetarët e ndërgjegjshëm, por në veçanti ata që janë në vijën e parë të përballjes me pandeminë, institucionet shtetërore, mjekët dhe stafin mbështetës, si dhe vullnetarët.
RH
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...