Haradinaj i tronditur me rastin e të miturës nga Drenasi

20:11 | 6 Shkurt 2019
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur i tronditur me rastin e të miturës nga Drenasi.

Haradinaj përmes një postimi në facebook ka shkruar se mësuesi dhe polici abuzuan me besimin, shkruan arbresh.info.

“Me shqetësim mora lajmin për rastin e fundit të abuzimit seksual me të miturën nga Drenasi. Jam i tronditur që një mësues që i besojmë femiun dhe një polic që i besojmë sigurinë të abuzojnë me një të mitur. Përgëzoj reagimin e shpejtë të autoriteteve komunale dhe qëndrore ndaj këtyre abuzuesve”, ka shkruar Haradinaj.

Ai po ashtu ka falënderuar mediet për raportim.

“Bashkëndjejë me familjen e të abuzuares dhe i siguroj që organet e drejtësisë do të merren me rastin seriozisht. Dua t’i falenderoj mediat për angazhimin e pandalshëm që të raportojnë për raste të tilla dhe të shtyejnë reagimin institucional dhe shoqërore”, ka shkruar ai.

I pari i Qeverisë ka bërë apel që të raportohen rastet e tilla.

“Apeloj te të gjitha vajzat dhe gratë që janë cak i abuzimeve dhe kërcënimeve të kësaj natyre, të paraqesin rastet dhe të raportojnë dhunuesit”, ka përfunduar Haradinaj./Arbresh.info/

Lexo edhe: Lladrovci deklarohet për rastin e të miturës

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme