Haradinaj i tregon Vetëvendosjes se nuk ka shanse në Deçan

13:03 | 13 Tetor 2017
Arbresh.info
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka publikuar disa fotografi nga fshati Prilep i Deçanit ku shihet një numër i madh i simpatizantëve të AAK-së për këtë komunë, me këtë rast Haradinaj ka vlerësuar se partitë e tjera vetëm mund të ëndërrojnë balotazhin.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të VV-së, Dardan Molliqaj i cili mendon se Deçani do të shkojë në balotazh.

Tutje,  Haradinaj ka shkruar:

Ata që po ëndërrojnë që Deçani shkon në balotazh , munden lehtësisht me i pa pamjet vetëm të këtij fshati. Prilepi i luftës dhe paqes që ka në krye të listës Dr. Haki Shehun dhe Fikriun për asamble , tregon për përkrahjen e madhe që e ka Bashkimi. Prilepi nuk kishte vend për të gjithë ata njerëz.

Por, ndryshe mendon Molliqaj ai thotë se deçanasit këtë herë do t’i votojnë subjektet e tjera politike.

Ky është shkrimi i plotë i tij:

Fatmirësisht, deçanasit kësaj here do të votojnë përtej subjekteve partiake. Zekë Sinanaj po e merr mbështetjen e simpatizuesve të të gjitha partive në Deçan. Kjo po e shqetëson shumë Dautin dhe AAK-në. Shihemi në balotazh

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme