Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur joserioz kryeministrin Albin Kurti, meqë thotë se kriza energjetike u paralajmërua gjatë verës dhe se ishte vetë kryeministri aktual ai që nuk mori masat e duhura.
”Katër ditë para se me ra blloku B, i thosha në parlament: “Shko mërdhije naj ministër pak”. Me pas shku naj ministër me qarkullu anej, ndoshta s’kish ra blloku”, u shpreh në T7 Haradinaj.
Pse ka ra B-ja?
”Nuk bjen B-ja se KEK-u është i papërgjegjshëm. Por bjen B-ja kur t’i fare s’i përkrah. Kur nuk shkon me i pa, kur nuk shkon me u ndihmu, me u dhanë asistencën e duhun në kohë emergjente”, thotë Haradinaj.
”Kam shkuar në KEK edhe në 2 të natës edhe në 6 të mëngjesit dhe kam qëndruar me ta gjithë ditën”, deklaroi mes tjerash ai.
Moti në Kosovë për këtë të diel
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...