Google ADS

Haradinaj i reagon LDK-së dhe VV-së: Mos të bëni pazare për postin e Presidentit

17:41 | 30 Tetor 2019
Arbresh.info

Meliza Haradinaj, këshilltarja e kryeministrit në largim , Ramush Haradinaj, i ka reaguar LDK-së dhe Vetëvendosjes për bisedimet që këto dy subjekte po i bëjnë për postin e Presidentit.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve nuk duhet që postin e Presidentit të vendit ta bëjë me pazar politik me LDK-në, shkruan arbresh.info

“VV si fituese e zgjedhjeve nuk do të duhej që për hir të marrëveshjes së koalicionit për pushtet me LDK-në, të sakrifikojë reformën e nevojshme e të shumëkërkuar zgjedhore – e cila do të duhej të mundësojë zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm direkt nga populli, e jo nga pazaret politike”, ka shkruar Haradinaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme