Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar zgjedhje të reja.
Në pyetje është çështja e presidentit, ku Haradinaj është i pari politikan i cili e ka vënë kandidaturën publike për këtë post.
Por Haradinaj dhe PDK-ja kanë nevojë për njëri-tjetrin për votat në Kuvend, kur dihet se VV-ja thuajse është betonuar kundër zgjedhjes së presidentit pa shkuar në zgjedhje.
Mirëpo, Haradinaj thotë se nëse s’ka marrëveshje për presidentin, vendin duhet të shkojë në zgjedhje.
Në emisionin “Debat” të RTK-së Haradinaj po ashtu e ka mësuar emrin e deputetit për të cilin vëllai i tij, njëherësh edhe bashkëpartiaku, Daut Haradinaj, deklaroi se ka ndërruar pesë aeroplanë për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.
Haradinaj deklaroi se deputetit të AAK-së, Haxhi Shalës, i janë dashur të ndërrojë pesë aeroplanë, me kosto të tij, që të vijë e ta votojë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike
“E kishe përmend Dauti rastin e deputetit Haxhi Shala. Ai ka qenë në intervistim në Hagë, deputeti Haxhi Shala, i ka ra kah ka mujtë veç me ardhë në seancë me e votu Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. Ka ndërru disa aeroplanë në kosto të vet, me pare të veta”, tha ai.
Një pohim të tillë e kishte bërë edhe Daut Haradinaj, kishte thënë se për votim të këtij projektligjit, njërit nga deputetëve të tij i janë dashur t’i ndërrojë pesë aeroplana.
“Në asnjë seancë nuk kemi mungu asnjë deputet. Pesë aeroplana i ka ndërru një deputet për me mbërri me e votu Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike”, ka thënë ai.
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...