Google ADS

Haradinaj i prekur thellë nga vdekja e njërit prej njerëzve të AAK-së

13:35 | 8 Janar 2018
Arbresh.info

Lideri i AAK-së, njëherësh kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj është prekur thellësisht nga vdekja e nënkryetarit të AAK-së në Dragash, Ymredin Krasniqi.

Haradinaj, përmes një statusi në Facebook u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve të tij të AAK-së, shkruan arbresh.info.

Lexoni të plotë statusin e tij në Facebook:

Jam i prekur nga lajmi për vdekjen e hershme të kolegut dhe mikut tonë, Ymredin Krasniqi, nënkryetar i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Dragash.

U shpreh ngushëllime te sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë kolegëve të AAK-së dhe ndaj pikëllimin me ta.

Ymredinin do ta kujtojmë, përherë, si njeri të urtë dhe punëtor e aktivist të palodhshëm.

Pusho i qetë miku ynë!

RH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme