Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj i është përgjigjur letrës publike nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili gjatë ditës ka kërkuar nga Haradinajt që të mos ratifikohet marrëveshja e demarkacionit pa u korrigjuar fillimisht marrëveshja.
Haradinaj ka thënë e kupton presionin nga Kurti që fillimisht të ishte korrigjuar marrëveshja e pastaj të ratifikohet, por që sipas tij kjo do të nënkuptonte dalje prej marrëveshjes.
“Më ka shkruar një letër kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje z. Kurti me të cilin ne kemi qenë bashkë në kundërshtim të versionit të gabuar. Unë e kuptoj presionin e z.Kurti se kish qenë ma mirë me e korrigjuar përpara me e kthye në Çakorr dhe në Kullë. Por kjo nënkupton dalje prej një marrëveshje. Pas ratifikimit nga ana e Kosovës nuk është humb asnjë argument i korrektimit”, ka thënë ai në RTK.
Ai i është lutur Kurtit dhe deputetëve të tjerë të VV-së që ta votojnë pro marrëveshjes së demarkacionit.
“Tani iu kisha lut z.Kurtit edhe deputetët e Vetëvendosjes, njëkohësisht i kisha lut edhe deputetët e tjerë që e shoh se kanë tani mospajtime brenda VV-së. Janë krijuar dy drejtime politike. Visar Ymeri e të gjithë ata tjerët i kisha lut që ta konsiderojnë dhënien e votës edhe të mos e lejojnë Kosovën që të ndodhet në pozita të presioneve për votë”, tha Haradinaj për televizionin publik të Kosovës.
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi
Ndodh mes dy banoreve, puthen në buzë Gresa dhe Drenusha