Google ADS

Haradinaj i përgjigjet Abdixhikut, propozon që fushata të jetë vetëm 5 ditë

11:38 | 2 Shtator 2021
Përparim Bublaku

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramusha Haradinaj i është përgjigjur letrës së kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ka propozuar që fushata për zgjedhjet lokale të jetë vetëm 10 ditë.

Haradianj ka thënë se qëndrimi i tyre është që fushata të jetë vetëm 5 ditë. Ai ka thënë se shëndeti i qytetarëve është mbi të gjitha.

“Të nderuar qytetarë,
Kam pranuar një letër nga kryetari i LDK-së z. Abdixhiku ku ai kërkon shkurtimin e fushatës zgjedhore nga 30 në 10 ditë.
Qëndrimi i AAK-së, duke marrë parasysh gjendjen e rëndë me pandeminë, është që fushata të shkurtohet në vetëm 5 ditë e jo në 10.
Shëndeti i qytetarëve mbi të gjitha!”, ka shkruar ai./arbresh.info/

Abdixhiku ftesë publike krerëve të partive politike: Ti kapërcejmë dallimet, të ndërtojmë një pakt zgjedhor

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme