Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Karriera” dhe shpalljen e fituesve të konkursit “Vangjush Gambeta” për gazetarët e ekonomisë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, të organizuar nga Unioni i Gazetarëve Shqiptar (UGSH).
Me këtë rast kryeministri Haradinaj ndau çmimin “Karriera”, shkrimtarit, publicistit dhe gazetarit tashmë të ndjerë Ramiz Kelmendi, si përfaqësues dhe kontribuues në shumë gjurmë për më tepër se 60 vjet në gazetarinë shqiptare dhe themelues i shkollës së parë të gazetarisë shqiptare në periudhën e pas okupimit në Kosovë.
“Ramizin e kam njohur dhe e kam pasur mik, kam kaluar shumë kohë të mirë së bashku, ai ka qenë i ri në shpirt”, tha kryeministri me rastin e ndarjes së këtij çmimi.
Po ashtu, në këtë ceremoni kryeministri Haradinaj tha se është një mundësi që t’i bashkohet diskutimit për ekonominë dhe informalitetin , një punë e mirë që e bënë Unioni i Gazetarëve Shqiptar dhe kryetari Aleksandër Çipa.
“Temat që keni nxjerrë janë tema të rëndësishme, dhe besoj shumë që trajtimi i këtyre temave nga ju e ka një domethënie të madhe. Secili nga perspektiva që ka, po ashtu e ka edhe një zgjidhje si ta me ndryshojë gjendja në informalitet, ose në plot tema tjera të cilat mund të jenë të dobishme kur bashkohen këto perspektiva”, tha kryeministri./arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...