Google ADS

Haradinaj i kundërpërgjigjet Ymerit: Të kuptoj, Ramushi ju la pa kauzë politike!

23:43 | 23 Shtator 2017
Arbresh.info

Meliza Haradinaj, këshilltare e lartë politike e kryeministrit Ramush Haradinaj i është përgjigjur kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri lidhur me deklaratat e këtij të fundit ku akuzon Haradinajn për manipulim me të dhëna.

“Visar Ymeri, dorën në zemër, është shërbyes i zoti i mburojës së kryetarit të vërtetë të VV-së. Këtë rol e luan bukur për ata që janë ende në lulet e para të politikës”, shkruan Meliza Haradinaj.

Sipas saj, nëse Ymeri do ta zotëronte bukur politikën gjermane, e t’u drejtohej bashkëkombësve tanë në Gjermani për preferencat politike nga zyrat në Prishtinë, do të duhej ose ta ketë studiuar atë gjerë, gjatë, e thellë, ose të kesh punuar në Bundestag/Bundesrag.

“E ti Visar, nuk e ke bërë asnjërën! Pasiqë e paske përmend kancelarin Schroeder, po ta përkujtoj që në kohën e Millosheviqit, Gjermania nuk qeverisej vetëm nga SPD-ja, por nga koalicioni kuq-gjelbër, dhe ishte ‘fraksioni anti-luftë’ i partisë së gjelbër (Cremer, Strobele) që kundërshtonin fuqishëm Ministrin e Jashtëm Joschka Fisher që të mos lejonte Gjermaninë të marrë pjesë në intervenim kundër Millosheviqit”, thekson Haradinaj.

Tutje ajo është marrë edhe me pozicionin opozitar të VV-së.

“E kuptoj situatën tuaj: tani që Ramushi u bë kryeministër, jeni duke mbetur pa kauzë politike. Çdo ditë pune e jona, ua zvogëlon hapësirën e manovrimit tuaj politik. Rruga është ngushtuar. Opozita ishte e lehtë dhe e bukur me një qeveri papunëtore dhe të dobët, por sot është e vështirë dhe e hidhur me një qeveri të guximshme! Ndryshimi tashmë ka filluar Visar…”, ka përfunduar Meliza Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme