Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka pritur në takim Ministrin e Drejtësisë së Danimarkës, Peter Hummelgaard Thomsen.
Haradinaj në një postim në Facebook tha se ministrit i ka shprehur mbështejtjen për marrëveshjen ndërkombëtare që e kemi ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Prita sot në selinë e Aleancës, Ministrin e Drejtësisë së Danimarkës, z. Peter Hummelgaard Thomsen. Ishte një takim frytdhënës drejt forcimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Danimarkës. Ministrin Hummelgaard e falënderova për vizitën dhe mbështetjen që shteti danez i ka dhënë Kosovës në të gjitha etapat.”, ka shkruar ai.
Kreu i AAK-së theksoi se ka kërkuar nga ministri i Danimarkës ta ndihmojë Kosovën në rrugëtimin tonë euro-atlantik.
“Rrugëtimi i integrimit në NATO e BE bëhet me miq.”, shkroi mes të tjerash Haradinaj./Arbresh.info/
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi