Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj Stublla ka pritur sot në takimin e parë njoftues, shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian, njëherit përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.
Siç njofton kumtesa, Haradinaj ka ri konfirmuar orientimin Euro-Atlantik të Kosovës, si rrugë e pa-alternativë për Kosovën.
Duke i uruar për marrjen e detyrës, shefja e diplomacisë ka shprehur vendosmërinë e Kosovës për marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë, por gjithmonë në koordinim të plotë me ShBA-të.
“Shpreha vendosmërinë e Kosovës për një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë, ligjërisht të detyrueshme, e cila sjellë njohjen reciproke mes dy vendeve, në koordinim të plotë me ShBA-të dhe me ndihmën e Bashkimit Europian.”, ka thënë ministrja Haradinaj Stublla.
Kryediplomatja Haradinaj ka theksuar se Kosova pret nga Bashkimi Evropian që të lehtësoj përafrimin njohjes nga pesë vendet anëtare të BE që ende nuk e kanë bërë një gjë tillë.
“Tash pas marrëveshjes së Uashingtonit për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe njohjes nga Izraeli, presim që edhe Bashkimi Europian të lehtësoj përafrimin njohjes nga pesë vendet anëtare të BE që ende nuk e kanë bërë një gjë tillë. Poashtu presim veprim strategjik për obligimet e mbetura kontraktuale në të drejtën e fituar të Kosovës për lëvizje të lirë pa viza.”, është shprehur ministrja Haradinaj Stublla.
OBSH: Izraeli synon sistemin shëndetësor në Gaza
Në Shqipëri konfirmohen raste me Murtajën Afrikane të Derrav...
ATK-ja mblodhi gati 1 miliard euro të hyra sivjet, kontribuu...
Përurohen sportelet digjitale në Klinikën e Kirurgjisë në QK...
Enis Bardhi po i bashkohet gjigantit kroat
Hovenier: Kosovë, gjithmonë do të kesh një vend të veçantë n...