Google ADS

Haradinaj i kërkon Hovenierit që anëtarësimi i Kosovës në NATO të ndodhë me hapa të përshpejtuar

17:19 | 12 Shkurt 2024
E.G

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj është takaur me ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier.

Në këtë takim, Haradinaj bën të ditur se ka kërkuar që dialogu strategjik Kosovë-Amerikë të shtrihet në marrëdhënie bilaterale dhe të ndodhë me hapa të përshpejtuar anëtarësimi i Kosovës në NATO, shkruan Arbresh.info.

“Z. Hovenier e njoftova për temat e diskutimit gjatë takimeve që kisha në Department të Shtetit, Këshillin Kombëtar të Sigurisë së Shtëpisë së Bardhë, Pentagon, Kongres dhe Senat, ku kërkova që dialogu strategjik Kosovë-Amerikë të shtrihet në marrëdhënie bilaterale dhe të ndodhë me hapa të përshpejtuar anëtarësimi i Kosovës në NATO.”, ka shkruar Haradinaj.

“Aleanca mes dy vendeve tona është e përjetshme dhe do të punojmë pandalur që të zhvillohet e forcohet çdo ditë.”, përfundoi ai./Arbresh.info/

 

Të ngjashme