Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, teksa ka folur për dialogun me Serbinë, ka thënë se Kosova duhet të kërkoj njohjen reciproke të kërkoj finalen dhe duhet të lidhë me proceset e integrimit euroatlantik.
Në “Argument Plus” Haradinaj ka folur edhe për letrën e presidentit Amerikan Biden dërguar presidentit serb, Vuçiq.
Haradinaj tha se është falënderues ndaj presidentit Biden e cila e ka sqaruar shumë mirë qëndrimin amerikan ndaj këtij dialogu mes dy shteteve.
“Jam i bindur se edhe Biden e kancelarja Merkel për një muaj e dy do jenë më aktivë në çështje e dialogut, besoj se do kemi një dinamikë të re pas marsit e tutje”, shtoi kreu i AAK-së, derisa tha se nuk dilema se njohja duhet të ndodh nga ana e Serbisë.
Ndryshe sot është dita e fundit e fushatës zgjedhore, Derisa të dielën, më 14 shkurt votohet qeverinë e ardhshme. AAK garon me numrin 135.
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...