I nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj sapo është regjistruar si deputet në Kuvendin e Kosovës.
Haradinaj i pyetur pas regjistrimit nga gazetarët se a do të votohet për kryeministër, ka refuzuar të përgjigjet në fillim duke thënë se nuk po e kupton pyetjen.
Mirëpo, pasi është pytetur disa herë me radhë se a i ka numrat për formimin e Qeverisë ai nuk ka shprehur bindjen në këtë drejtim mirëpo ka thënë se në seancë do të jenë të pranishëm të gjithë deputetët të cilët kanë të drejtë vote për të vendosur si të duan, shkruan arbresh.info.
“Me rëndësi është që e kemit të caktuar ditën e seancës, atë ditë rendi i ditës do të vlejë, në rënd të ditës do të jetë zgjedhja e kryetarit dhe kryesisë, besoj që nuk do të humbim shumë për të zgjedhur edhe Qeverinë. Kuvendi i ka 120 të zgjedhur, të gjithë do të jenë aty do të shohim. Të gjithë janë deputëtë e kanë të drejtën të votojnë, ata vendosin”, ka thënë Haradinaj./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1493155674082853/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...