Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka komentuar përleshjen e Dardan Molliqajt të PSD-së dhe Haki Abazit të Vetëvendosjes, pas përfundimit të një emisioni.
Haradinaj e ka trajtuar me sportivitet këtë incident.
Ai ka thënë se ata dy kanë energji të tepërt, atëherë le të shkojnë me të në “Hiking” nëpër malet e bukura të Kosovës.
“Këta që kanë energji të tepërt, le të dalin maleve të bukura të Kosovës në Hiking. I ftoj që të vijnë me mua edhe zotin Abazi, edhe zotin Molliqaj”, ka thënë Haradinaj në Rubikon.
Haradinaj ka bërë thirrje që të ruhet procesi zgjedhor, duke thënë se ka sinjale se mund të ketë përpjekje të tilla nga parti ta caktuara./ktv/
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...