Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradninaj sot ka bërë homazhe dhe ka marr pjesë në tubimin përkujtimor me rastin e 19 vjetorit të masakrës së Krushës së Madhe, raporton arbresh.info.
Ndërsa kryeminsitri i vendit gjatë këtij tubimi përkujtimor në masakrën e Krushës së Madhe ka thënë se sot kemi ardhur në përvjetorin e flijimit të qytetarëve të Krushës së Madhe.
“Ne kemi ardhur sot në përvjetorin e flijimit të qytetarëve të Krushës edhe Krushës së Madhe edhe plotë vendeve nëpër Kosovë është një numër i madh i vendeve të këtilla që ka shumë dhimbje”, tha Haradnaj.
Haradinaj ka kujtuar edhe masakrat tjera që kanë ndodhur në Kosovës.
“Krusha është veç dhe dhimbja këtu por nuk mundemi edhe pa e kujtu edhe Reçakun, Prekazin, Isbicen, Obrin, Fortesen, Mehën, Suharekën, Podujevën, Samadraxhën, Makovcin, Kishnicën, Mitrovicën, Gjakovën, Rrezallën. Mos harroni se në tokën e Kosovës ashtu si kjo dhimbje që e ndjejmë sot janë plotë vende që kanë dhimbje, janë plotë familje që e ndjenjën këtë dhimbje”, u shpreh ai.
Haradinaj ka thënë se ka kaluar një kohë ende e ndjejmë dhimbjen në zemrat tona.
“Edhe pse ka kaluar kohë janë gati dy dekada kjo dhimbje është në zemrën është në mendje është në jetët tona. Mirëpo shqiptari ka dëshmu shekuj se e ka fuqinë me vazhdu jetën e ka fuqinë me tregu gjallërinë e vet e ka fuqinë mos me u nal”, tha ai .
Haradinaj tha se jam i bindur se edhe martirët edhe profesori Ukshin Hoti do ta porositnin për të vazhduar përpara
“Jam i bindur se ata që nuk janë më ne në këtë rast martirët tonë të pafajshëm që u flijuan edhe profesori i Ukshin Hoti jo vetëm ideolog i lirisë e i drejtës shqiptare por që është një model i patriotit të mirë. Në këto ditë do të na thojshin mos u ndalni, shkoni përpara si Kosovë dhe si vend”, tha ai.
Haradinaj i ka bërë thirrje Presidentit të SHBA-së, Donal Trump, kryeministres së Britanisë, Kancelares gjermane dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq
“E drejta jonë për liri u arrit. U arrit edhe me ndihmën e NATO-s, të prirë nga Amerika, por deri në ditën e intervenimit të NATO-s, shumë prej nesh u flijuam. Flijimet nuk u ndalën edhe më tutje. E sot, në emrin tuaj, por nëse jo, në emrin tim, Presidentit të Amerikës, Trump, i themi, a mundet ta përfundojë çështjen e Kosovës, që Kosova të ecë edhe më tutje, sepse ka mbetur puna e pakryer. Kështu i themi edhe kryeministres së Anglisë Theresa May, edhe Kancerales së Gjermanisë, Angela Merkel, e ndërsa presidentit të Serbisë, Vuçiq, që po thotë se duhet dhënë diçka për të njohur Kosovën, do t’i themi, çliroje popullin tënd dhe mos e mbaj me frikë të së kaluarës; kujtoje tragjedinë e popullit të Kosovës, dhimbjen e tij; kuptoji këto varre e këta njerëz që janë me dhimbje; njihe këtë dhimbje; nderoje këtë dhimbje, sepse i bën mirë popullit tënd!”, tha Haradinaj.
Kujtojmë që në Krushën e Madhe janë vrarë 241 civil ku nga ta 35 të zhvendosur nga fshatrat tjera civil, duke përfshirë 7 fëmijë dhe 5 gra dhe kishin lënë 25 të plagosur , ndërsa 148 gra mbetën të veja, 500 fëmijë mbetën jetim, ndërsa 8 familje mbeten pa trashëgimtar, po ashtu 64 civil janë të zhdukur duke përfshirë edhe profesorin Ukshin Hotin./arbresh.info/
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...