Haradinaj: Hungaria partner i rëndësishëm i Kosovës në rrugën e integrimeve evropiane

15:19 | 4 Prill 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, transmeton arbresh.info.

Me këtë rast kryeministri Haradinaj falënderoi qeverinë e Hungarisë për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit, veçmas tani në rrugën e integrimit evropian.

Kryeministri Haradinaj e informoi për angazhimin e Qeverisë dhe të institucioneve të Kosovës në fuqizimin e sundimit të rendit dhe të ligjit në Kosovë, avancimin në procesin e zbatimit të Agjendës së Reformave Evropiane, zhvillimin ekonomik dhe për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon.

Nga ana e tij, ambasadori Laszlo Markusz, vlerësoi përkushtimin e kryeministrit Haradinaj dhe të Qeverisë së Kosovës në forcimin e sundimit të rendit dhe të ligjit dhe avancimin e Agjendës së Reformave Evropiane, duke premtuar mbështetjen e Hungarisë në këto procese të rëndësishme për Kosovën.

Në takim u bisedua edhe për vazhdimin e bashkëpunimit mes dyja vendeve dhe inicimin e projekteve të tjera bilaterale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme