Haradinaj: Heroi Agim Selmanaj u përjetësua në themelet e lirisë

15:42 | 1 Maj 2024
R J

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e Kosovës, Agim Selmanaj.

Ai, përmes rrjetit social ‘Facebook’ ka shkruar se heroi i Kosovës, Agim Selmanaj, i rritur në frymën e atdhedashurisë, u ngrit në një ushtar shembullor, nga më të zotët që kishte Dukagjini e Kosova, deri sa ra për t’u përjetësuar në themelet e lirisë.

“Familja Selmanaj, ndër breza kanë besuar në liri dhe i kanë shërbyer atdheut pa kalkulim. Heroi i Kosovës, Agim Selmanaj, i rritur në frymën e atdhedashurisë, u ngrit në një ushtar shembullor nga më të zotët që kishte Dukagjini e Kosova, deri sa ra për t’u përjetësuar në themelet e lirisë. Trim, guximtar e sypatrembur deri në momentin e përjetësisë” ka shkruar Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme