Google ADS

Haradinaj: Herë a vonë regjimi serb do ta marr dënimin e merituar

12:20 | 14 Maj 2017
Arbresh.info

Ish deputeti i AAK-së Daut Haradinaj, sot ka vizituar varrezat e martirëve të fshatit Qyshk, Zahaq dhe Llabjan, në të cilat forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë vranë civil të pa fajshëm.

Ai në profilin e tij në facebook ka shkruar se këto janë dëshmi se çfarë krime barbare kishte kryer regjimi serb që sot po sillen si viktimë. Sipas tij ky është edhe turpi i drejtësisë, dhe besoj që herët a vonë përgjegjësit do të marrin dënimin e merituar.

Ja postimi i tij i plotë në facebook:

Kur i shohim për së afërmi vuajtjet dhe sakrificën e popullit tonë, me theks të veçantë masakrat barbare të kryera nga pushtuesi serb mbi fshatin Qyshk, ku u vranë dhe u masakruan 53 deshmorë e martir.

Në të njejtën ditë në fshatin Zahaq u vranë 36 dhe u zhdukën 4, në Llabjan 14 u vranë dhe u zhduken 2 ndërsa në Pavlan u vranë plot 14 veta.

Këto janë dëshmi se çfarë krime barbare kishte kryer regjimi serb që sot po sillen si viktim.

Ky është edhe turpi i drejtësisë, dhe besoj që herët a vonë përgjegjësit do të marrin denimin e merituar.

Lavdi dhe respekt për këtë sakrificë që pak popuj e kanë përjetu.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme